Supermodel of Albania, fiton Mikaela BrokeriEshte vetem 15 vjec por ka mundur te jete supermodelja shqiptare e cila do te perfaqesoje vendin tone ne garen e madhe te “Supermodel of the World”.

Mikaela Brokeri, vajza nga Vlora mundi te vecohej nga juria dhe u shpall fituese e “Supermodel of Albania” mbremjen e se henes.

Fotografi Fadil Berisha qe kuron cdo detaj te ketij eventi ne Tirane, duke pohuar se Shqiperia ka shume femra te hijshme, tregoi per fatin dhe sfidat e te perzgjedhures se radhes.

“Ajo do shkoje ne Brazil ne muajin janar ku do konkurroje me 50 shtete te tjera ne emer te Shqiperise dhe nese kalon aty e ka rrugen te hapur”, shprehet Berisha. Ne mbremjen gala ku u perzgjodh fituesja nder 20 finalistet, ishin te pranishem edhe emra te njohur te botes se modes.

E ftuar speciale e fotografit Berisha ishte supermodelja shqiptare e cila prej vitesh punon ne Nju Jork, Emina Cunmulaj, e cila tregon se, te ecesh ne rrugen e modes do te thote shume sakrifice. Ne “Supermodel of Albania” moren pjese rreth 130 vajza nga te gjitha trevat shqiptare dhe per te gjashtin vit me radhe, nen kujdesin e fotografit Fadil Berisha, Shqiperia do te kete perfaqesuesen e saj ne “Supermodel of the World”./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here