batman-superman-lajmiSuperman dhe Batman do të shfaqen për herë të parë në të njëjtin film. Lajmin e ka dhënë Zack Snyder, regjisori i filmit më të ri të Superman, ‘Man Of Steel’.

Snyder zbuloi se ka nisur puna për skenarin e projektit që do të shohë së bashku dy nga superheronjtë më të pëlqyer të novelave grafike.

Xhirimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe filmi pritet të shfaqet për herë të parë në verën e vitit 2015. Superman-i do të interpretohet nga Henry Cavill, aktori i cili e ka interpretuar këtë superhero edhe në filmin ‘Man Of Steel’ që ka dalë këtë vit.

Nuk dihet ende kush do të luajë rolin e Batman, i cili në trilogjinë e Christopher Nolan është interpretuar nga Christian Bale.

Filmat e fundit të Superman dhe Batman kanë grumbulluar së bashku në box-office më shumë se 1 miliardë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here