Super 700Në fillim të muajit tjetër, përkatësisht më datë 3 dhe 4 tetor në Prishtinë përfundimisht po vijnë bendi nga Gjermania, i njohur me emrin Super700. Bendi përbëhet edhe nga tri motra shqiptare, që jetojnë në Gjermani. Jo shumë të njohur në Prishtinë apo Kosovë, por tejet të njohur në Berlin.

Më në fund ata po vijnë. A jua merr mendja se për kë është fjala? Epo është bendi Super700, i cili vjen nga Berlini i Gjermanisë.

Një bend i cili për momentin, besoni apo jo, ka një emër të madh në nëntokën muzikore të këtij qyteti. Bendi është i përbërë edhe nga tri motra që kanë lindur në Kosovë. Bendi përbëhet nga Ibadete Ramadani – vokal, Ilirjana – backvokal dhe Albana Ramadani – backvocal se bashku me Johannes Saal – kitare, Simon Rauterberg – keyboard, Michael Haves – bas dhe Sebastian Schmidt – drum.

Super700 pritet t’i japë 2 koncerte në Prishtinë, më datë 3 dhe 4 tetorë në teatrin Oda në Prishtinë.

Në Kosovë muzika e Super700 nuk njihet shumë apo ajo dëgjohet vetëm nga një klasë e njerëzve.

Super 700 me të vërtet janë për t’u dëgjuar.

Nga kritikët muzika e tyre cilësohet si inovative, e thellë, e fuqishme e pse jo edhe melankolike. Me një fillim të ngadalshëm dhe me një ngritje të lartë në pjesën kryesore.
Vokalistja Ibadete Ramadani ishte prezente edhe gjatë Prishtina Jazz Fest 2008, ku pati një perfomim të mirë.

Super700 tashmë ka dalë me albumin “Loves Bites” (Dashuria kafshon). Pjesë e këtij albumi është edhe producenti i njohur Rob Kirwan, i cili ka punuar edhe me bendin e njohur U2 si dhe Depeche Mode.

Vetë emri i albumit vjen nga një këngë me emrin e njëjtë, mirëpo edhe kënga vjen nga një përvojë.

Shumica e këngëve të “Super 700” shkruhen nga Ibadetja dhe basisti Haves, e që njihen mes vete shumë mirë. Super 700, është formuar në vitin 2003.

Për të ditur më shumë për muzikën e Supe700, klikoni në http://www.myspace.com/super700

Kënga e Super700 “Here Goes The Man”

Përgatiti: Milot Hasimja / Gazeta Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here