“Girl On Fire” është albumi i ri nga RnB këngëtarja amerikane dhe tani kemi edhe listën e këngëve që do t’i gjejmë në të.

Përmes një video të postuar në internet Alicia Keys ka shfaqur veten duke shënuar këngët e albumit. Edhe përmes faqes së saj në Twitter ajo ka treguar detajet e albumit dhe është shprehur e paduruar derisa fansat do të kenë rastin t’i dëgjojnë këngët.

Javën e kaluar Keys postoj një foto të saj bashkë me Franc Ocean duke punuar bashkë në studio çka nxiti thashetheme nëse reperi nga “Odd Future” është pjesë e albumit të saj.

Të premten Alicia publikoi klipin e singlit ‘Girl On Fire’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here