Shumica e njerëzve shohin më shumë spektaklin në pushimin midis pjesëve se sa vetë lojën e futbollit amerikan në finalen e madhe të “Super Bowl” dhe vitin e ardhshëm do të jetë Beyonce ajo që do të këndojë para më shumë se 114 milionë spektatorëve dhe telespektatorëve. 

Një burim nga Super Bowl XL VII tha për ‘Associated Press’ se diva e muzikës botërore do të jetë protagonistja kryesore në spektaklin e datës 3 shkurt, në Mercedes-Benz Superdrome në Nju Orlins.

Pritet që njoftimi zyrtar të jepet të mërkurën e ardhshme. Këngëtarja 31-vjeçare ka qenë edhe më parë pjesë e një Super Bowl-i, kur në vitin 2004 këndoi himnin para fillimit të takimit mes New England Patriots dhe Carolina Panthers.

Këtë vit ishte Madonna e cila këndoi së bashku me CeeLo Green, Nicki Minaj, LMFAO dhe M.I.A. Spektakli i pushimit u ndoq nga 114 milionë telespektatorë, ndërsa vetë loja nga 111 milionë.

Mendohet që Beyonce do të shoqërohet në skenë nga bashkëshorti Jay-Z dhe nga ish-pjesëtaret e grupit Destiny’s Child: Kelly Rowland dhe Michelle Williams. Burimi:top-channel.tv

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here