DURRES-SUMMER-FEST-20_4“Summer Fest” është ndalur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Durrësit. Skena e ngritur në një nga sheshet kryesore të qytetit ka mbledhur me mijëra banorë të Durrësit, por edhe turistë që po kalojnë pushimet në këtë qytet dhe në plazhet e tij.

Organizatorët kanë sjellë në këtë mbrëmje këngëtarë nga më të njohurit si Ardian Gaxha, Mentor Harizi, NRG Band, Beatriks Ramosaj, Çiljeta, si dhe disa nga konkurrentet e “The Voice of Albania 2”.

Një atmosferë gazmore kanë sjellë në skenë aktorët e spektaklit “Portokalli”, që janë bërë pjesë e këtij turi të “Summer Fest”, organizuar nga Top Channel.

Spektakli ka vijuar për 2 orë e 30 minuta dhe në të ka marrë pjesë edhe trupa e baletit e Top Channel. Ndalesa e radhës së “Summer Fest” është qyteti i Korçës më 26 korrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here