Kardashian nuk po kalon shumë ditë të mira së fundi. Ylli televiziv ishte viktimë e një gjuajtje me pudër derisa ajo promovonte aromën e saj të re “True Reflection” në The London Hotel në West Hollywood gjatë të enjtes mbrëma.

Kim, e veshur me një xhaketë të zezë, pantallona të lëkurës dhe një bluzë të kaltër, ishte në qilimin e kuq kur një femër e paidentifikuar i ka hedhur asaj pudër të bardhë.

Flokët e Kim dhe e gjithë shpina ishin mbuluar me pluhurin e bardhë, që më vonë u kuptua se kishte qenë sodë buke.

TMZ raporton se rojet e sigurimit e kishin dërguar atë në një dhomë private ku ajo kishte pastruar veten, para se të zgjedhë të rikthehet në ngjarje sërish.

“Mbase ishte gjëja më e çmendur, më e papritur dhe më e çuditshme që ndonjëherë më ka ndodhur mua. Siç i thash grimerit tim, doja më shumë pudër dhe këtu ka aq shumë pudër të tejdukshme tash”, ka thënë Kim për E! News.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here