Këngëtari, njëherit producenti i njohur, Genc Prelvukaj, ka përmendur si njërin nga sukseset e tija më të mëdha në zbulimin e talenteve ne muzikë, dy këngëtaret, Dafina Zeqiri dhe Dafina Rexhepi.

I ftuar në emisionin, një kafe me Labin, Genci ka folur për të arriturat dhe planet e tij në muzikë, si dhe për jetën e tij private.

“Suksesi im më i madh janë dy Dafinat. Në fillim, kam qenë në dilemë nëse publiku do ti ngatërroj për shkak të emrit, por, më pas të dyjat i kanë krijuar fansat e tyre dhe kanë definuar suksesin e tyre në muzikë”, ka thënë Genci.

Ai ka folur edhe për jetën private, duke theksuar edhe njëherë se nuk është në marrëdhënie me askë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here