Suedia fiton Eurovisionin 2015Konkurrenti i Suedisë, Mans Zelmerlow, me këngën “Heroes” është fitues i ‘Eurovision Song Contest 2015’.Përfaqësuesi më i ngushtë ishte Rusia me përfaqësuesen Polina Gagarina me këngën “A Million Voices”. Derisa vendin e tretë e zuri Italia.

Renditja finale e përfaqësueses së Shqipërisë bazuar në votimet ishte në vendin e 16-të.Porse ky rangim nuk përkon me performancën e Elhaida Danit dhe vlerat e këngës “I’m Alive”.

Edhe ky edicion i këtij festivali ishte i shoqëruar me mënyrën e njëjtë të votimit si në të kaluarën, kur shtetet fqinje votojnë njëri-tjetrin dhe vendet me interesa politike dhe kulturore shpërndanin vota për miqtë e tyre.
elhaida-grid1

Pavarësisht renditjes në tabelën e votimeve, Elhaida Dani mund të krenohet për performancën dhe këngën e saj dhe të gjithë ne mund të krenohemi me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here