Stupcat vazhdojnë të jenë më të pëlqyerit Ngjashëm si çdo vit, edhe këtë herë Stupcat erdhën me disa skeçe që u pëlqyen shumë nga fansat e tyre.Këtë e dëshmon fakti se pos shfaqjes së tyre televizive, videot e reja të humorit janë shikuar shumë edhe në YouTube.

Të publikuara më 31 dhjetor, “Punëtorët”, “Sahiti në aksion”, “Artisti i popullit” dhe të tjerat, secila video është shikuar mbi 100 mijë herë deri më tani.

Derisa “Plani strategjik” që ka të bëjë me UÇK-në dhe që u përfol shumë duke marrë reagime të ndryshme, ka marrë një çerek milioni shikime. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here