stupcatSpektakli popullor “Portokalli” do çelë siparin për të gjithë ata që dëshirojnë ta shikojnë live, me 1 dhe 2 mars dhe për teleshikuesit me 3 mars.

“Meqenëse jemi në prag fushate, do t’i jepet më shumë hapësirë politikës, ajo do të jetë në fokus së lojës së aktorëve. Temat do të jenë nga më të ndryshmet; si do të zhvillohet fushata, si do të përdoren njerëzit për fushatë, çfarë impakti social e kulturor sjell e gjitha kjo në shoqërinë tonë, e trajtuar me humor të thellë, por me shumë mesazhe deomethënëse brenda”,  ka bërë të ditur për mediat shqiptare regjisori Altin Basha.

“Portokalli” do na sjellë rubrikën e përjavshme të një televizioni privat, i cili funksionon nën presionin e politikës, për t’i shërbyer asaj. Ky në fakt është një fenomen, që edhe pse i trajtuar me humor, diçka të vërtetë na sjell në mend, në realitetin mediatik ku jetojmë.

Tjetër element të cilit do t’i jepet më shumë rëndësi gjatë këtij sezoni, do të jenë monologët, një gjini e vështirë e humorit, por shumë e pëlqyer. Nëse në edicionin e kaluar kemi parë Gentin në monologët e nostalgjikut, që kësaj here do të trajtojë temën e emigracionit “Made in Albania”, do të ketë gjithashtu edhe aktorë të tjerë në këtë gjini si Romiri, Rezi, Marini etj.

Basha tregon se kasti i aktorëve të njohur do të jetë i plotë edhe këtë sezon, personazhet e dashur që ata kanë krijuar, shumica do të jenë përsëri, por të vendosur në disa situata të reja, në funksion të idesë së re që kanë krijuar autorët për këtë sezon. Gjithashtu pothuajse janë të konfirmuar emrat e tre aktorëve të rinj për këtë sezon, të përzgjedhur nga një audicion shumë i gjerë.

Do të vijnë herë pas here në show Stupcat e Kosovës si dhe do të rikthehet Niku, aktori nga Kosova që ne e kemi parë edhe në edicione të tjera.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here