stupcatIshte data 31 dhjetor të vitit të 2015 kur grupi humoristik ‘Stpucat’ publikuan skeçin ‘Plani strategjik’ që si temë kryesore ishte ndarja e posteve të komandantëve të UÇK-së në të cilat ata do të udhëhiqnin pasi të mbarojë lufta.

E pikërisht kjo temë ka bërë që të reagojnë një numër i madh i njerëzve, sidomos atyre që luftuan duke thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë dhe se ky skeç është ofendim për luftën e shenjtë të UÇK-së.

Për shkak se ngjallen debat, ‘Stupcat’ sot morën çmimin ‘Nxitje e debatit’ nga organizata ‘Iniciatva për Progres’ në Ferizaj.

Lajmi ka siguruar edhe fotografitë nga ndarja e çmimit. Kujtojmë se ‘Stupcat’ patën edhe tjera skeqe të tilla që zgjuan debate në publik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here