Sikur të mund të zgjidhnin se më kë do të ndanin dhomën, studentët në Britaninë e Madhe me qejfin më të madh do të zgjidhnin princin Harry, tregon një anketë e një kompanie britanike të pijeve.

Britanikët e rinj mendojnë se anëtari i familjes mbretërore do të ishte “cimer” ideal, sepse di të argëtohet dhe është simpatik.

Pak pas princit Harry është motra e dukeshës, Pippa Midletone, e cila ka zënë pozitën e katërt në mesin e personave me të cilin studentët (meshkuj e femra) do të donin të ndanin dhomën e përbashkët.

Si cimer i dytë më i dashur, studentët janë përcaktuar për kuzhinierin e famshëm Jamie Oliver.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here