Stresi: VIP-at shqiptare shesin trupin në këmbim të paraveNë emisionin e fundit të “Top Show” u diskutua rreth jetës së VIP-ave shqiptarë.

Mes tjerash gazetari Eraldo Rexho ka thënë se mundësitë reale të VIP-ave shqiptarë për të blerë rroba të shtrenjta janë të pakta madje sipas tij shumë nga ta marrin veshje borxh për paraqitjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Ka qenë reperi Stresi, i cili ka reaguar duke treguar shifrën e lartë të vlerës së veshjeve që ai ka veshur në paraqitjen për “Kënga Magjike”.
“Veshja ime në Këngën Magjike kushton 5560 euro, për këtë mund të pyesësh në dyqanin Reve përballë gardës ose Joni Peçin. Ora ime Hublot Turbillion kushton 70 mijë dollarë, është e babit por edhe e imja e kam kudo me vete”, ka thënë Stresi duke kërkuar që të mos paragjykohen edhe ata që marrin borxh sepse sipas tij çdo gjë bëhet sipas mundësive.

“Mua më kanë mësuar të blej e jo të marr hua, por mendimi im është se edhe ata që marrin borxh, nuk jemi këtu t’i qortojmë, por t’i kuptojmë disa prej tyre sipas mundësive sepse shumica e VIP-ave femër që kanë shumë para kanë shitur trupin në këmbim të parave për të blerë fustanet e shtrentja”.

Ndryshe reperi momentalisht është i angazhuar rreth festivalit “Kënga Magjike”, të cilit iu rikthye pas pesë vitesh duke u radhitur në mesin e emrave më pretendentë për fitore. Kënga e tij “Mos ma luni gocën” është ndër më të klikuarat në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here