Stresi ‘tallet’ me skuadrën e BlerosBarcelona është eliminuar mbrëmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E kjo si duket i ka pëlqyer reperit shqiptar, Stresit, i cili është tallur me humbjen e katalonasve nga Atletico Madrid dhe ‘me’ këngëtarin Blero, i cili njihet si tifoz i flakët i Barcelonës.

“Natën e mirë Barça”, ka shkruar Stresi në llogarinë personale në Instagram teksa e ka shoqëruar edhe me buzëqeshje, transmeton Telegrafi.

Më tutje ka zbuluar se është fans i madh i Cristiano Ronaldo, futbollistit rival të Barcelonës, Real Madridit.

Kujtojmë se skuadra madrilene triumfoi me rezultat të përgjithshëm prej 3:2 kundër Barcelonës, e cila ka bërë që shpërthejnë talljet me fansat e klubit katalonas.

Stresi ‘tallet’ me skuadrën e Bleros

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here