Stresi prezanton të dashurën e tij seksiReperi Arkimed Lushaj ndryshe nga si vepron zakonisht, sot është treguar më sentimental në rrjetin social Instagram, duke postuar një foto përkrah një bukurosheje që me gjasë është e dashura e tij e re.

Vajza që rrezaton bukuri në imazhin e postuar nga Stresi për shumëkënd mund të jetë një fytyrë e njohur.

E nëse nuk iu kujtohet se ku saktë mund ta keni parë bukuroshen, atëherë ua themi ne!

Vajza në krah të Stresit është modelja Klediola Loca, që në sezonin e tetë pati hyrë në “Big Brother” për të qëndruar vetëm disa momente, shkruan prive.

Ajo për pak kohë sa qëndroi, pati arritur t’i turbullojë ujërat duke bërë vajzat, e posaçërisht Xhensilën të ndihen xheloze.

Nuk është që s’kanë pasur arsye për një gjë të tillë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here