Kohët e fundit reperi i njohur, Stresi, është në vëmendjen e gazetarëve të shtypit rozë. Pas zbulimit në “Bluetooth” dy javë më parë të fotove ‘hot’ që Arkimed Lushaj kishte realizuar me të dashurën e tij, Enxhi Kamenica, vjen një lajm i ri për të.

Në ndryshim nga ajo çka flitet lart e poshtë për një arrestim të mundshëm të reperit, thuhet se nuk bëhet fjalë për diçka serioze.

E vërteta është se Stresi është ndaluar nga policia në Belgjikë, ku ai ka jetuar prej vitesh me familjen.

Qëllimi i këtij udhëtimi drejt Belgjikës ishte takimi me të motrën, të cilën ka disa kohë që nuk e sheh. Pritja në vendin ku ka jetuar prej vitesh, nuk ka qenë edhe fort e ngrohtë për reperin dhe shkak për këtë janë bërë gjobat e mbartura prej vitesh, të cilat ai vetë i kishte harruar prej kohësh, por që mjaftoi ky udhëtim për t’ia kujtuar.

Një tjetër shkëndijë për shoqërimin e Stresit në polici ka qenë edhe denoncimi që i ka bërë ish e dashura, duke qenë se pas një zënke, këngëtari ishte aksidentuar me makinën e saj. Pas kësaj zënke Stresi ishte ndarë nga e dashura belge, e cila është vajza e një deputeti, dhe ajo për të marrë hak kishte depozituar në polici denoncimin që po i kushton reperit humbjen e disa datave të rëndësishme koncertesh.

Pas thyerjes së dorës në Zvicër, ky është incidenti i dytë që i ndodh reperit gjatë këtij udhëtimi, duke ia vonuar edhe më shumë paraqitjen në “Top Fest 8”. Siç duket kënga e tij me Ronela Hajatin do të lihet për në fund. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here