Ishte folur se këngëtari i njohur i repit, Stresi, do të konkurronte në “Top Fest 8” në një duet me Ronela Hajatin, plan tashmë i anuluar.

Kjo për arsyen pasi Stresi, i cili do të këndonte këngën “Lamtumirë” nuk mund të kthehet nga Belgjika para datës së mbylljes së konkurrimeve në këtë festival, që për të dytin vit nata finale do të organizohet “live”nga “Top Channel”. Nuk dihet se kur do të publikohet kjo këngë e tij me Ronelën, tashmë e përfunduar nga Flori Mumajesi.

Bëhej fjalë për një krijim bazuar në lidhjen sentimentale të Stresit me Enxhi Kamenicën, të dashurën e tij aktuale. Fabula e këngës është ndërtuar me vargje, ku përshkruhen edhe zënkat që çifti ka përjetuar gjatë periudhës qëkur janë të lidhur, si dhe sms-të që i kanë dërguar njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here