Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin “Stresi”, i akuzuar nga Prokuroria për gjobëvënie ndaj regjisorit Leonard Bombaj, kërkoi gjykim me kohë të shkurtuar në Gjykatën për Krimet e Rënda.

E njëjta kërkesë u parashtrua para gjykatës edhe nga të bashkëpandehurit e tij në të njëjtin proces, Erlis Bashaj, Relado Kurti, Sevastjan Kallabaku dhe A. Xhaxhaj.

Kërkesa në fjalë u parashtrua dje nga avokatët mbrojtës të secilit prej të pandehurve. Mbrojtësit nuk u shprehën në lidhje me fajësinë e klientëve të tyre, por pretenduan para trupës gjykuese se çështja mund të zgjidhet në gjendjen në të cilën ndodhen aktet.

Kërkesa e avokatëve u konsiderua e drejtë edhe nga përfaqësuesi i Prokurorisë në proces.

Trupa gjykuese pohoi se do të shprehej në lidhje me këtë kërkesë të të pandehurve në seancën e ardhshme. Nëse kërkesa e të pandehurve do të pranohet, të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit, nëse deklarohen të fajshëm nga gjykata.

Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në dëm të regjisorit Leonard Bombaj.

Sipas organit të akuzës, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, ata i vendosën disa “gjoba” regjisorit.

Historia nisi në shtator 2010 me disa kallëzime të ndërsjella në polici mes A.Xhaxhajt dhe regjisorit Bombaj, ku e para pretendonte se ishte përdhunuar, ndërsa regjisori se ishte kërcënuar dhe shantazhuar.

Në vijim, Prokuroria pushoi procedimin penal ndaj regjisorit për “dhunë seksuale”.

Por hetimi u kanalizua te “Stresi” dhe miqtë e tij që, sipas hetimeve, rezultonte se kishin kanosur dhe shantazhuar regjisorin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here