Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi është dënuar me 20 muaj burg e 400 mijë lek gjobë për gjobëvënie ndaj regjisorit Leonard Bombaj.

Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2010 kur Stresi me katër bashkëpunëtorë, mes tyre edhe e mitura A. Xhaxhaj e cila ishte strumbullari i historisë, i kërkonin lekë Bombajt në shkëmbim të heshtjes.

Kjo ndodhi pasi që e mitura u përjashtua nga një qendër artistike që drejtohet prej regjisorit të njohur, i kishte rrëfyer miqve të saj se Bombaj e kishte përdhunuar. Stresi, siç raporton albobserver, me miqtë e tij nisën presionet dhe shantazhet duke i kërkuar 20 mijë euro që të mos bëhej publik skandali i tij me vajzën. Madje e kishin kërcënuar me jetë Bombajn i cili bëri kallëzim në polici. Njëkohësisht edhe e mitura e denoncoi atë për përdhunim.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Krimeve të Rënda njohu fajtor Stresin dhe e dënoi me 20 muaj burg e 400 mijë lek gjobë. Edhe bashkëpunëtorët tij u dënuan me burg, ndërsa e mitura Xhaxhaj edhe pse u dënua me tetë muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë, gjykata vendosi për të, 18 muaj provë, duke mos e lënë në burg si e mitur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here