Fituesja e trefishtë e “Oscarit”, aktorja Meryl Streep, ia ka dhuruar 10 mijë dollarë shkollës Rhode Island, e cila mbështetet nga Viola Davis, aktorja me ngjyrë së cilës i iku “Oscari” për rolin më të mirë të femrës në favor të Streepit.

Davis, 46 vjeçe, ka qenë favorite kryesore për “Oscarin” e këtij viti, dhe tashmë disa vjet mbështet shkollën e falimentuar të qytetit Central Falls në Rhode Island. Aktorja e shkollës së qytetit ku ajo ka lindur më shumë se një herë i ka dhënë shuma parash, por i ka ndihmuar edhe në hapjen e bibliotekës, raporton Reuters.

Mikesha e saj e vjetër, 62-vjeçarja Streep, vendosi që t’i bashkohet projektit dhe dërgoi një çek prej 10 mijë dollarësh për të ndihmuar shkollën. Çeku ka arritur të hënën, një ditë pasi Meryl Streep fitoi “Oscarin” për rolin e saj (të kryeministres së parë femër të Britanisë së Madhe), Margaret Thatcher në filmin “Iron Lady”. Viola Davis ishte e nominuar për rolin e saj tek filmi “The Help”,

shkollë, e cila aktualisht është në një ndërtesë publike, ose duhet që ta blejë ndërtesën ose pas 12-13 javëve të ardhshme të zhvendoset në një vend tjetër.

Donacioni i Streepit do të ndihmojë menaxhmentin e shkollës për të filluar një fushatë për mbledhjen e 1.2 milionë dollarëve që nevojiten për të blerë dhe rinovuar ndërtesën dhe qendrën lokale të komunitetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here