Njëri nga muzikantët veteranë ka kritikuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore “Grammy Awards”, përmes një shkrimi të botuar në “New York Times”.

Steve Stoute ka thënë se votuesit e “Grammy”, kanë “humbur kontaktin me kulturën e popullarizuar bashkëkohore duke lënë anash këngëtarët si Eminem dhe Kayne West”.

Ai ka shtuar se spektakli është shndërruar në një seri të kontradiktave dhe hipokrizive.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, e cila u mbajt javën e kaluar, është parë nga 27 milionë shikues, që është numri më i madh që nga vitit 2001. Stoute, i cili është më së shumti i famshëm për menaxhimin e hip – hop artistit, Nas, konsiderohet si njëri nga zërat më me ndikim në kulturën e muzikës argëtuese dhe të asaj pop.

Duhet të pranojmë ndikimin masiv që ka pasur muzika e Eminem dhe Kanye West tek kjo gjeneratë”, ka shkruar ndër të tjera Stoute.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here