Tre modele të famshme refuzojnë të marrin pjesë në një sfilatë të Alexander McQueen, sepse këpucët që duhet të mbathin, të konsideruara si vepra të vërteta arti, ishin shumë të larta, madje të rrezikshme për qëndrimin e tyre në këmbë.

Rebelet janë australiania Abbey Lee Kershaw dhe ruset Natasha Poly e Sasha Pivovarova, të cilat kishin bërë një pakt “anti-taka të larta” në fillim të vitit, duke dalë hapur kundër marrjes pjesë në show e McQueen për shkak të modelit të këpucëve shumë të larta.

Dhe kështu ndodhi. Mendohej se do të ishte vetëm një rast i izoluar, por në fakt bëhet fjalë për tre top modele, të cilat bashkohen dhe protestojnë ndaj fenomenit të tillëe.

Stilistët ndikojnë shumë te gratë në mënyrën e tyre të veshjes dhe shpesh gabojnë duke i inkurajuar që të veshin rroba e këpucë të ngushta dhe të rrezikshme.

Kershaw ka arsyet e saj për të bojkotuar sfilatën, duke qenë se në maj të 2009, për shkak të një korseje shumë të ngushte i ra të fikët, ndërsa ka kaluar pjesën më të madhe të muajve të fundit ulur në karrige për shkak të një dëmtimi në gju prej këpucëve të larta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here