Regjisori Oliver Stone është shpërblyer me çmimin “Master of Cinema”. Ky nderim regjisorit me nam i është bërë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Boulder.

Lajmin e ka konfrimuar “The Boulder Daily Camera”, duke shpjeguar se ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Boulder International Film Festival”, është mbajtur të dielën mbrëma.

Regjisori Oliver Stone njihet me karrierë të bujshme kinematografike. Ai deri më tani ka qenë i nominuar për gjithsej 31 çmime nga Academy Awards dhe ka fituar tre prej tyre.

Është laureat i çmimit “Oscar” për skenarin më të mirë për “Midnight Express” dhe çmimet për regjisorin më të mirë për filmat “Platoon” dhe “Born on the fourth of July”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here