Stine vjen me këngën e re “Bela”Këngëtari i njohur Stine ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Bela” mban titullin kënga e tij e re, muzikën dhe tekstin e së cilës e ka shkruar vet kantautori, gjersa është shoqëruar edhe me një klip mjaft interesant.

Kënga flet për dashurinë ndaj një vajze me emrin Bela, e cila është edhe pjesë e kripit të punuar nga ND Film Production.

Ndërkohë kantautori Stine është mjaft i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje nëpër lokalet e ndryshme të natës në Tiranë.

Mbetet të shihet se sa sukses do të ketë ky projekt i këngëtarit, i cili kishte kohë pa publikuar këngë të reja. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here