Pas disa klipeve në bashkëpunim edhe me Big Bastën, kantautori Ernest Duka i njohur si Stine, ka vendosur të tërhiqet këtë periudhë nga pjesëmarrja në festivale, apo shfaqja në ndonjë klip të ri.

Arsyeja, pasi Stine përveç koncerteve brenda dhe jashtë vendit, është duke punuar për përfundimin e albumit të tij më të ri, të cilin do ta publikojë në pranverën e vitit 2011.

Ndërkohë që motra e tij më e madhe këngëtare, Alida, në këtë periudhë po dominon me disa klipe njëri pas tjetrit. Këngëtarja, e cila jeton në Gjermani, para pak ditësh ishte në Tiranë për të sjellë në televizionet muzikore shqiptare klipin e saj më të ri me titull “Play”, xhirimet e të cilit ajo i realizoi në Gjermani.

Klipi që sapo ka filluar të transmetohet në Shqipëri, ka disa skena në hapje me një aktor që shfaqet si Majkell Xhekson dhe në pjesën tjetër vazhdojnë skenat me kërcimtarët e grupit “Big Bang”, si dhe me grupin e vajzave të shkollës së kërcimit në Hannover, ku Alida vazhdon karrierën e saj si këngëtare dhe si mësuese baleti.

“Play” është një nga këngët e albumit të saj të ri, ndërkohë që aktualisht po përgatitet të publikojë dy bashkëpunime të tjera, njëri me një këngëtare kosovare. Në këtë bashkëpunim ajo do të shfaqet si repiste, një nga talentet e saj të hershme, por që asnjëherë nuk e ka shfaqur në publik./panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here