Kemi raportuar se Stine kishte deklaruar se është në lidhje me reperen nga Tetova, Lil Vlorën, por në fakt kjo është një gënjeshtër e sajuar nga kjo e fundit.

Burimet e Telegrafit kanë mësuar se Lil Vlora ka hapur një llogari në emër të producentit dhe reperit, kurse kështu ka komentuar në profilin e saj personal e me profilin tjetër të rrejshëm ka trilluar duke u thënë gazetarëve të mediave shqiptare se është në lidhje me Stinen.

Në ndërkohë, Stine ka mohuar ekskluzivisht për Telegrafin se ka ndonjë lidhje me Lil Vlorën. Madje ai thotë se as nuk e njeh reperen.

“Unë nuk kam konfirmuar asgjë për asnjë medium. Unë nuk e njoh fare këtë vajzën Lil Vlorën, dhe nuk kam lidhje dashurie me të. Duhet të ketë ndodhur ndonjë keqkuptim sespe unë nuk kam japur asnjë deklaratë”, ka thënë Stine për Telegrafin.

Nuk dihet ende qëllimi i saktë i Lil Vlorës me këtë, por është vërtet e çuditshme se si mediat shqiptare kanë rënë në grackë aq lehtë. Thuhej se Stine do të pranonte se është në lidhje me Lil Vlorën, por kjo ndodhi kurrë, pasi atë deklaratë nuk e ka dhënë Stine, por një person tjetër. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here