Vetëm pak ditë më parë në të dielën që kemi lënë pas ka startuar faza e parë e festivalit “Kënga Magjike 2012”.

Ndoshta sic e keni parë në programin e vetë producentit të këtij festivali, Ardit Gjebrea ka nisur me disa nga pjesëmarrësit ku mes tyre ka qenë edhe Xhesika Polo (X Factor) duet me Mateos Frroku(Ethet) me një këngë me titulll “Shumë të dua”.

Ndërsa mësuam se këtë javë kantautori Stine do të prezantohet me këngën me titull “Engjëll që më mbron”, si dhe dëgjuam se edhe këngëtarja nga Prishtina Adelina Emini do të prezantohet me një baladë të bukur këtë ditë.

Ashtu sic ishte thënë këtë herë producenti i ri Elgit Doda do të kryesojë me prodhimet e tij në këtë festival të muzikës moderne shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here