Kantautori Nesti Duka, që të gjithë e njohin si Stine, duke e ditur që fansat e shumtë të Stines (sidomos vajzat) janë kuriozë të dinë edhe mbi jetën e tij private, ne nuk rezistuam dot pa i bërë disa pyetje.

Stine u tregua menjëherë i gatshëm të na përgjigjet, por sërish nuk na tregoi se kush ia ka rrëmbyer zemrën, ndërkohë që “gojët e liga” thonë se Stine është i dashuruar dhe madje i lidhur.

Na kanë thënë që në ‘party’ je puthur me bukuroshen Adelina Berisha…Është e vërtetë?
Unë jam përqafuar miqësisht me të gjithë të ftuarit. Nëse një përqafim miqësor është marrë si një puthje intime, atëherë le të ngelet në stokun e thashethemeve.
Cila është marrëdhënia jote me të?
Miqësi, respekt, shoqëri.

Gjithashtu në festën e ditelindjes tate, ishte e ftuar edhe Ronela Hajati. Mos ka ndodhur ndonjë rikthim i dashurisë së dikurshme?
Jo, aspak. Ne kemi qenë dhe do jemi gjithmonë shokë.
Po tani çfarë ndjen ti për Ronelën?
Një kënaqësi profesionale, sepse Ronela ia doli të tregonte vlerat e saj artistike. Më vjen mirë për këtë dhe i uroj suksese të mëtejshme, sepse e meriton.
Aktualisht je në një lidhje dashurie apo jo?
Jo, akoma jo. Jam në pritje të saj (qesh).
Nëse do kishe mundësinë të zgjidhje, cila do ishte femra jote ideale? Nëse nuk na thua dot një emër të njohur, të paktën na e përshkruaj si do e doje?
/ Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here