Nje nder kengetaret qe do te jete pjesemarres ne festivalin “Kenga Magjike” eshte edhe kantautori Stine, i cili kete vit do te vije me nje rryme te re qe ai nuk e ka levruar me pare.

Stine rrefen ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter” se megjithese konkurrenca eshte shume e forte, eshte pikerisht ajo qe e ben edhe me cilesor kete festival.

Ai kete here nuk do te ngjitet vetem ne skene, por ne bashkepunim me dy kengetare te tjere qe, ashti sic shprehte edhe vete, puna ne grup ka bukurite dhe veshtiresite e veta. Per me shume lexoni intervisten.

Do t’ju shohim edhe kete vit si pjesemarres ne festivalin “Kenga Magjike”, cfare do te kete ndryshe ky prezantim i juaji?

Une kam qene prezent ne skenat shqiptare gjate gjithe sezonit veror, por dihet se skena e festivalit te “Kenges Magjike” eshte speciale, pasi te jep mundesine qe te besh nje paraqitje te mire dhe ta ndjesh konkurrencen, sepse jane shume emra te njohur te muzikes qe marrin pjese aty. Ky prezantim i imi kete vit do te jete shume ndryshe, pasi kenga eshte e rrymes Regaton, dhe une eshte hera e pare qe bej nje kenge te kesaj rryme, duhet te shoh edhe reagimin e publikut, se si do te pritet kjo kenge. Ne kete konkurrim do te ngjitem ne skene edhe me dy bashkepunetore te tjere, qe jane XHiPiMS dhe Rudina Delia ose Rudina cat (mace), sic e kemi quajtur ne, vetem per kete kenge. Normalisht, une jam une, me ato rrymat e dashurise. Kenga te ngarkon me shume energji pozitive. Mund ta degjosh ne cdo moment te dites dhe do te jape te njejtin efekt.

Pse kjo zgjedhje per ta paraqitur kete kenge ne festivalin “Kenga Magjike 2012″, kur mund te ishte nje hit veror?

Ne fakt, une jam ne pergatitjet e albumit tim dhe kisha disa kenge, por kete kenge, te them te drejten, nuk e kisha menduar per te konkurruar ne kete festival, por ndonjehere ne duhet t’i pershtatemi kohes. Dje, kjo kenge ishte pikerisht gati ne kete kohe. Personalisht mendoj se kenget e bukura nuk kane nevoje per nje sezon qe te mbeten te tilla, pasi mund te behen hite ne cdo stine qe i sjell, sepse do te pelqehen njelloj edhe ne dimer apo ne nje stine tjeter.

Sa i perket videoklipeve, mendoni qe t’i beni nje klip kesaj kenge?

Normalisht, une kam deshire qe te gjitha kengeve t’u bej nje klip, pasi mendoj se kenga e percjell me mire mesazhin kur shoqerohet edhe me nje klip. Megjithate, mendoj se vete shfaqja ne kete festival eshte nje klip me vete, pasi ke mundesi qe te shfaqesh ne momente te ndryshme, dhe cdo artist e personifikon pjesemarrjen, performancen e tij me veshjen, me koreografine, me idete e tij. Megjithate, deshira per ta shoqeruar me nje klip te mirefillte eshte.

Ju kete here do te ngjiteni ne skene tre artiste, eshte me e veshtire puna ne grup, apo me e lehte?

Sigurisht qe te punosh ne grup ka veshtiresite e veta. E mira eshte se ke me shume ide per te bera gjera te mira, nga ana tjeter kur duhet te bashkepunosh per nje periudhe kohe te limituar, dhe nuk ke komoditetin qe te kesh gjithe kohen e mundshme ne dispozicion, sic eshte berja e nje albumi, te duhet te rakordosh shume gjera, oraret qe shpesh nuk mund te jene per te tre te njejtat, e keshtu me radhe.

Si e shihni konkurrencen kete vit?

Si e shoh konkurrencen? Po mund te them se gjithmone ka konkurrence, pasi Festivalin nuk e ben dot nje artist apo dy. Gjithmone ka nje grup te mire artistesh qe shohim me detaje qe nga teksti dhe deri tek perfomanca ne skene. Konkurrenca eshte gjithmone dhe pikerisht ajo e ben “Kengen Magjike” ne nje nivel kaq te larte, pasi, po nuk pati konkurrence, nuk ka cilesi.

Nderkohe, shihet edhe nje pjesemarrje e emrave te njohur te skenes, qe nuk kishin marre pjese me pare, ju si e shihni kete fakt?

Po, “Kenge Magjike” eshte nje festival qe iu jep hapesire te gjitheve dhe nuk ben ndarje brezash. Dhe kjo eshte dicka shume e bukur. Une personalisht e kam per nder te jem ne konkurrim me kengetare qe, kur kam qene i vogel, i kam pasur idhuj.

Sa i perket “idhullit”, mund te na permendesh ndonje emer?

Po ne keto momente them se e kam kaluar ate faze, pasi eshte me e theksuar ne moshen e adoleshences. Une tashme nuk frymezohem nga nje individ, por nga momente te jetes, marr shume gjera qe me ndodhin gjate dites dhe i fus ne krijimet e mia.

Se fundmi ka dale ne mode, te themi, ku kenga shihet se sa eshte e suksesshme nga klikimet qe merr ne internet, ju kengetaret si e shihni kete fakt?

Sigurisht qe une po jap vetem mendimin tim se nuk mund te jap gjykime ne lidhje me kete fakt. Normalisht numri i klikimeve eshte me shume per syrin se sa jane reale. Une mendoj se 70 per qind per te mos thene gati 100 per qind e klikimeve jane te stisura nga hakerat. Pasi 8 milione klikime per dy muaj nje kenge shqiptare nuk ka kurre mundesi reale qe t’i marre.

Jeni perfolur shpesh edhe per lidhjet tuajat, cfare mund te na thoni per kete?

Nuk dua qe te prononcohem fare per kete teme, pasi po te kem dicka konkrete do te jem une ai qe do ta them neper gazeta. Por, derisa nuk kam asgje reale dhe konkrete, nuk dua fare qe te flas per kete, sepse shpesh me kane bere ne lidhje me shume vajza dhe me kolege te miat.

Nderkohe, edhe motra juaj merret me muzike, ka qene ndikimi juaj, apo nje deshire e saj?

Sigurisht qe ka qene nje deshire e saj, megjithese une e kam ndihmuar kur ka pasur nevoje, por ne fund kur ngjitet ne skene ajo del vetem dhe perfaqeson veten.

Cilat do te jene projektet tuaja per sezonin qe sapo ka nisur?

Nje projekt shume i rendesishem per mua ishte pjesemarrja ne “Kengen Magjike”, me pas do te pergatis dy klipe, njeri prej tyre do te jete me motren time, Aliden, dhe tjetri do te jete klipi i kenges rege qe folem me siper.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here