Stine dhe Roza janë bashkëTre vjet lidhje, tre vjet të ndarë dhe përsëri në lidhje. Mund të ketë qenë për shkak të euforisë nga alkooli apo spektaklit që po i vjen fundi, mund të ketë qenë thjesht prej faktit që nuk arrijnë ta fshehin më . Stine dhe Roza janë të dashuruar!

Diçka kishim kuptuar që në fillim të spektaklit teksa ribashkimi i ish çiftit krijoi të parat dyshime mbi një rilidhje të tyre. Vazhduan ta fshehin deri në momentin kur Stine i dedikoi një tjetër këngë dashurie.

Nuk e fshehin dot më, veçanërisht pas faktit që të dy u ndanë nga të dashurit aktualë gjatë kohës që thashethemnaja rreth tyre sa vinte e rritej.

Gjatë natës së mbrëmshme të Dance With Me, Stine dhe Roza e konfirmuan një ribashkim të mundshëm mes tyre. “Nuk po i shohim më të dashurit tuaj që në fillim vinin ju shoqëronin”- e ngacmoi Alketa Vejsiu Stinen i cili iu përgjigj: “Po a mund ti rezistosh gjatë kësaj bukurie”- duke u kthyer nga partnerja e tij në vallëzim Roza Lati e cila mund të jetë edhe partnerja e tij në jetë.

Mund të ketë edhe një ndarje tjetër sapo spektakli të përfundojë, por një gjë është e sigurt: Stine dhe Roza Lati duket se gjithmonë do ta gjejnë rrugën për te njëri-tjetri. “A do të kemi dasmë”? Pyetjes që i lindi natyrshëm edhe moderatores Vejsiu, asnjë nuk mund t’i përgjigjet, transmeton mad.al.
Megjithatë, historia e tyre është kaq e bukur dhe duket si një telenovelë që doemos duhet të ketë një fund të bukur. Të paktën kështu do të donim të gjithë ne!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here