melaniaMungojnë vetëm pak ditë nga betimi i Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur do të hyjë zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.

Por kush do të jetë stilisti që do të veshë Melania Trump? Një polemikë në pamje të parë sipërfaqësore, duke qenë se shumë stilistë në nivel ndërkombëtar e kanë sabotuar.

Duke nisur nga stilistja franceze Sophie Theallet, e cila u ka bërë apel kolegëve që të mos e veshin zonjën e parë të SHBA, e deri te Tom Ford, një prej stilistëve ikonë të Amerikës, i cili ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta veshë Melania.

Gjithashtu stafi i inaugurimit të Trumpit si president nuk po mundet të gjejë një këngëtar që do të performojë më 20 janar. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here