Stili i ri i Elhaidas në finaleKëngëtarja Elhaida Dani që ia siguroi Shqipërisë finalen e Eurovisionit me këngën “I’m Alive” do të ketë të veshur një fustan të zi për natën e fundit të garës evropiane të këngës.

Në gjysmëfinalen e parë, Dani kishte të veshur një palë pantallona dhe një pëlhurë të zezë dhe kjo shtyu kritikët që të thonë se ajo ka rrezikuar si Madonna e cila para pak muajsh u rrëzua si shkak i pelerinës, raporton Koha.net.

Mirëpo Dani është përkujdesur që për finale të vijë krejtësisht ndryshe. Në provat e fundit para finales që do të mbahet nesër (e shtunë) ajo është shfaqur në skenë me një fustan të zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here