Nuk ka folur deri më tani për marrëdhënien e saj me ish të dashurin Robert Pattinson që kur u mësua tradhëtia me regjisorin e martuar Rupert Sanders, por në një konferencë shtypi për filmin e saj të ri Kristen Stewart foli për këtë gjë gjashtë javë pasi shpërtheu skandali. 

“Do ia dalim mbanë”, theksoi aktorja kur u pyet se si do ndihej kur të pozonin së bashku në tapetin e kuq për premierën e ‘The Twilight Saga: Breaking Dawn Part 2’, në muajin nëntor të këtij viti.

“Jemi në rregull me njëri-tjetrin”, shtoi 22-vjeçarja.

Disa ditë më parë Robert Pattinson ka nxjerrë në shitje shtëpinë në Los Angeles ku ndau disa prej kujtimeve më të bukura me ish-partneren e tij, Kristen Stewart.

Ylli i sagës Twilight braktisi kompleksin pas bërjes publike të fotove ku tregohej ish e dashura e tij, Stewart në momente intime me regjisorin e “Borëbardha dhe Gjahtari” Rupert Sanders.

Shtëpia e pagëzuar nga mediat gossip si “foleza e dashurisë” së Stewart dhe Pattinson ka 3 dhoma gjumi, një kinema private dhe pishinë, i kushtoi çiftit 4 milion dollarë shtatorin e kaluar, ndërkohë që nuk dihet çmimi që Pattinson ka vendosur për shitjen e shtëpisë.

Miq të përbashkët të Pattinson dhe Stewart tregojnë se mes tyre ka rinisur komunikimi, ndërsa thonë se Rob nuk e urren Kristen, por thjesht s’arrin ta kuptojë gjestin e saj të tradhëtisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here