Stewart tërhiqet nga xhirimet e filmit “Cali”Kristen Stewart ka vendosur të heqë dorë nga roli i saj në filmin në xhirim “Cali”, pasi ndihet tepër e turpëruar për tradhëtinë që bëri ndaj Robert Pattinson për të dalë në publik. 

Lajmi erdhi vetëm disa orë pasi ajo u tërhoq edhe nga premiera e filmin “On the Road”.

Spekulohet se pas këtij largimi, protagonistja e “Twilight” do të zëvendësohet prej aktores Amber Heard.

Paradoksalisht, edhe Heard nuk është e destinuar për drama në këtë moment të jetës së saj, pasi spekulohet se ka filluar të shoqërohet me aktorin Johnny Deep, i cili sapo është ndarë nga e dashura e tij e disa viteve, Vanessa Paradis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here