Stewart ndryshon sjelljeAjo konsiderohet si një ndër femrat më serioze në Hollywood, pasi rrallë herë shfaqet duke qeshur. Por Kristen Stewart i suprizoi të gjithë, kur u shfaq e qeshur dhe e dashur rrugëve të New York.

Siç raporton “JustJared” ylli i “Twilight” ndaloi të përshëndeste fansat përpara hotelit ku po qëndronte, duke ndryshuar totalisht sjellje.

25 – vjeçarja është komentuar shpesh si një njeri që nuk di të qeshë dhe që ka një fytyrë gjithnjë të bezdisur, sidomos përpara paparacëve.

Megjithatë, në një intervistë të realizuar sëfundmi për revistën “Elle UK”, Stewart i hodhi poshtë këto zëra duke thënë:

“Më duket tepër e habitshme që është krijuar ky mendim për mua. Në fakt unë qesh shumë dhe shpesh mendoj që nëse njerëzit do të më njihnin vërtetë do të mendonin totalisht të kundërtën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here