Stewart është lesbikeMarrëdhënia mes Kristen Stewart dhe Alicia Cargile, ndihmëse personale e saj dhe njëkohësisht mikeshë e ngushtë, është më shumë se kaq.

Vetë e ëma e Stewart ka konfirmuar lidhjen mes dy vajzave. Jules Stewart tha se çifti po frekuentohet prej disa javësh, duke shtuar me krenari se nuk e kishte parë asnjëherë më të lumtur vajzën e saj.

“Çfarë ka këtu për të mos pranuar të dashurën e Kristen? Ajo është e lumtur. E kam takuar dhe më pëlqen. Është një vajzë e dashur”, thotë ajo për “Sunday Mirror”.

55-vjeçarja shpreh keqardhjen për përfundimin e romancës mes vajzës së saj dhe Robert Pattinson.

“Ishin një çift fantastik dhe më vjen keq që Robert dhe Kristen nuk patën mundësinë të jetonin të qetë, por kishin gjithë vëmendjen e botës mbi supet e tyre. E gjithë kjo shkatërroi gjithçka”, thotë ajo.

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson i dhanë fund romancës së tyre dy vite më parë, pas publikimit të disa fotove intime të aktores me regjisorin Rupert Sanders.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here