Steven Tyler, ka anuluar një solo-koncert të planifikuar të mbahej në fund të këtij muaj, për t’i dhënë kohë më shumë vetes që të largojë vartësinë nga analgjetikët.

Në dhjetor, këngëtari u paraqit në një qendër rehabilitimi për të kërkuar ndihmë, për të shmangur vartësinë nga barnat kundër dhimbjes, të cilët i ka përdorur me vite të tëra.

Më 23 janar Tyler kishte planifikuar të paraqitej në një koncert bamirës në New Hampshire, mirëpo koncerti është anuluar, ndërsa organizatorët shpresojnë që koncerti të mbahet pasi që këngëtari të shërohet plotësisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here