Steven Tyler, këngëtari i grupit Aerosmith ka 16 muaj që nuk përdor drogë.

Kohët e fundit ka thënë se ndihet me fat që është ende gjallë sepse gjatë gjithë jetës së tij ka abuzuar me drogën dhe alkoolin.

“Nëse njerëzit e mi të afërt do më kishin braktisur, me siguri që do kisha vdekur”, është shprehur Tyler për revistën ‘People’.

Këngëtari ka deklaruar se një nga arsyet që vendosi të linte drogën është dhe fakti se ai tashmë është pjesë e jurisë së American Idol.

“Tashmë po mësohem të duroj dhimbjen kur trupi më kërkon drogë. Së shpejti do të jem me shokët e bandës duke regjistruar një album të ri”, shtoi Tyler.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here