Aktorja e nominuar për Oscar, Hailee Steinfeld, mund të jetë Bukuroshja e Fjetur në rikrijimin hollivudian të përrallës së famshme.

Sipas deadline.com, 14-vjeçarja nuk do të qëndrojë e shtrirë duke fjetur në film, por do të ketë shumë punë gjatë xhirimeve. Protagonistja do të hyjë në një botë ëndrrash dhe do të mundohet të dalë nga kjo botë ireale.

Pasi u bë aktorja më e re që nominohet për një Oscar gjatë ceremonisë së këtij viti të ndarjes së çmimeve, Steinfeld pritet të marrë shumë oferta për role protagonisteje në projekte filmash.

True Grit ishte filmi i parë i Hailee Steinfeld si protagoniste dhe për të cilin mori nominim si aktorja më e mirë femër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here