Soni Malaj: Bashkimi, ëndrra jonë e 12 vjetëve.Kane qene te shumta fjalet qe gjate ketyre viteve na kane shoqeruar per nje ribashkim te mundshem apo rikthim si dikur te “Spirit Voice”, grupit te pare femeror, qe tronditi tregun muzikor ne fundvitet ’90.

Pas nje suksesi te bujshem 5-vjecar, grupi u nda. E vetmja qe i rezistoi kohes dhe qe pati edhe nje karriere te shkelqyer solo eshte kengetarja Soni Malaj.

Por kohet e fundit e kemi “humbur” nga skena edhe Sonin. (Kjo per arsye familjare). Megjithate, kete fillim vjeshte, ate e kemi pare ne panelin gjykues te serise se audicioneve te “X Factor Albania”, ku, sipas gjasave, duket se do te jete edhe anetarja me e re e jurise zyrtare te “X Factor 2″.

Por ky rikthim ne skenen aktive te show-t shqiptar s’kishte se si te finalizohej me fuqishem se sa me rikthimin “prej verteti” pas gati 10 viteve shkeputje te “Spirit Voice”. Ne fakt, ky rikthim eshte ekskluziv per nje arsye madhore si ajo e interpretimit qe do te ngreje siparin e spektaklit te nates se sotme ne Televizionin Klan “100 Vjet Muzike”.

Rikthimi

E pyetur nga ne, Soni Malaj, kengetarja qe vjen ne skene pas memesise se pare, tregon se se bashku me Dorinen, Brikelin dhe Elian kishin pritur prej kohesh kete ribashkim dhe dalje ne skene. “U realizua nje nga endrrat tona pas 12 vjetesh. Nuk e kemi marre me shume eufori, perkundrazi me shume qetesi. Sigurisht, kemi nje entuziazem te brendshem, pasi po sjellim edhe njehere kenget tona, me te cilat nisem rrugen e muzikes, por, nga ana tjeter, pse jo ky bashkim do te jete edhe nje shtyse per te bere nje projekt te ri tonin. Gjithsesi cdo gje do t’i mbetet kohes”, – tregon ajo. Ndersa per sa i perket muzikes qe do te interpretojne ne spektakel, sigurisht qe nuk ka si te mos jene kenget e tyre, hite ne ate kohe dhe te paharrueshme per te gjithe. “Ne program do te kemi dy kolazhe. I pari eshte nje i kengeve tona, me te cilat edhe kemi fituar cmim, ndersa i dyti do t’i pershtatet me se shumti kontekstit te nates se pare te “100 vjet muzike” qe i dedikohet muzikes popullore e lirike. Mund t’ju tregoj paraprakisht se do te jete nje kolazh me muzike popullore, ku nuk do te mungojne edhe jaret shkodrane”, – na tregon Soni, e cila kete here ka preferuar te flase pak per te mos shuar kuriozitetin e performances ne “100 vjet muzike”.

Grupi “Spirit Voice”

Ato ishin vajzat e para qe dolen me klipin e tyre ne nje fuoristrade, sic ishte edhe titulli i kenges, sillnin freskine e rinine e moshes nepermjet stilit dhe trendit te fundviteve ’90. Aso kohe ne Tirane zhvilloheshin audicione nga nje studio muzikore, e cila do te formonte grupin e pare “pop”, ne perberje te te cilit do te dominonin vajza. Formacioni do te quhej “Spirit Voice” (Zeri i Shpirtit), pasi pjesetaret e grupit ishin te gjithe besimtare, pervec faktit qe muzika per ta buronte nga shpirti. “Spirit Voice” perbehej nga: Brikel Guga (saksofon), Angjelina Gilardi (vokal), Larisa Vrana (vokal), Dorina Nizami (vokal) dhe Sonja Malaj (Soni Malaj) – vokal. Edhe pse ishte me e vogla e grupit, Soni spikati jo vetem per zerin e bukur, por edhe per paraqitjen dhe aftesine e saj per te kercyer. Grupi del per here te pare ne Festivalin “Kenget e Stines”, ne vitin 1997, dhe qe ne debutimin e tij paten impakt te drejtperdrejte ne publik per vete frymen rinore dhe moderne qe percillnin si grup. Kater vajzat u bene grupi me i famshem shqiptar dhe balada “Lag e Ter” e kompozuar nga Adi Hila me tekst te Pandi Lacos u cilesua si balada me e bukur nder vite. Ne vitin ’98, njera nga pjesetaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesetaret e mbetur te grupit bene nje audicion per te gjetur zerin e ri qe do te zevendesonte largimin e Larises. Perzgjidhet Elia Zaharia, si me e pershtatshmja per te qene ne grup, vajza e aktores se famshme shqiptare Yllka Mujo. Grupi qe nga dalja e tyre e pare ne skene eshte vleresuar gjithmone me cmime dhe u be i dashur per te gjithe audiencen shqiptare. Ne ’99, nje tjeter pjesetare largohet nga grupi, Angjelina Gilardi, por kete radhe pjesetaret e tjere vendosin mos ta zevendesojne, por te vazhdojne ashtu deri ne vitin 2000, kur dy vokalistet e tjera vendosin te lene Shqiperine per te emigruar, Dorina ne USA dhe Elia per te vazhduar studimet e aktrimit ne Paris, me premtimin qe “Spirit Voice” do te rikthehen serish bashke ne nje te ardhme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here