Këngëtarja Britney Spears ka zbuluar se gjatë rrugëtimit drejt famës u atakua me shumë kritika negative, por edhe ka mësuar që t’i injorojë ato. Ylli i ka këshilluar garuesit e talent showt të këndimit “X Factor” që të udhëhiqen sipas shembullit të saj.

“Industria e muzikës nga yjet e rinj kërkojnë që të marrin pjesë në audicione të shumta. Në disa do të shkojnë më tutje, por në disa jo. Kështu funksionojnë gjërat. Komentet negative duhet të injorohen sepse shkatërrojnë vetëbesimin”tha Britney Spears për edicionin britanik të revistës “OK!”

Këngëtarja është duke punuar si gjyqtare në emisionin muzikor për zbulimin e talenteve të rinj “X Factor”, me që rast garuesve u tha se për rreth tyre, “duhet të formojnë një predhë” në qoftë se dëshirojnë të jenë të suksesshëm.

Por, në audicionet e mbajtura kohët e fundit u bë e qartë se Britney është një nga anëtaret më të rrezikshme të jurisë, sepse ishte jashtëzakonisht e ashpër për garuesit. Duket se ‘babai’ i “X Factor” Simon Cowell ka tani një rival serioz për titullin e gjyqtarit më të urryer në një emision televiziv, i cili është i njohur për gjuhën e ashpër.

“Nuk mund ta shkatërrosh këtë këngë, shpirt!” apo “Po ta dija se kush të ka lënë të futesh në skenë”, janë disa nga komentet e këngëtares 30-vjeçare që i bënte në drejtim të pjesëmarrësve në audicion për garën e cila fillon në shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here