Britney Spears dëshiron që të regjistrojë një këngë me yjet më të mëdha femërore të skenës së muzikës botërore, duke përfshirë këtu emra të tillë si Kylie Minogue, Lady Gaga, Rihanna dhe Adele.

Krijuesja e hitit “Womanizer” i është përgjigjur Kylie Minogues e cila së fundmi kishte thënë se do të dëshironte të bënte një duet me Spears, me këtë të fundit që tani mendon për një këngë me koleget e saja.

“Ndjej se zhanri i femrave në muzikë sot është i jashtëzakonshëm. Ne mund të tregojmë se si i takojmë një zhanri. Ndjej se ne tani duhet të bashkohemi dhe të bëjmë një këngë për të dëshmuar se sa shumë fuqi kemi”, u shpreh Spears. /Telegrafi

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here