Pas skandalit “bunga bunga”, Alessandra Sorcinelli, nje nder vajzat e pranishme ne festat e organizuara nga Presidenti i Keshillit, ka vendosur te largohet ne menyre perfundimtare nga Italia.

Kete lajm na e ka transmetuar e perjavshmja “Chi”, qe ka intervistuar show girl gjate pushimeve ne Los Cabos ne Meksike.

Alessandra thote se pas kaosit te shkaktuar nga Ruby Rubacuori imazhi i saj eshte kompromentuar rende aq sa askush nuk i ofron me pune duke e bindur qe tia “mbathe” ne Amerike per te rindertuar nje kariere.

Ne Itali punonte si imazh i disa firmave te brendeshmesh, por tani fatkeqesisht te gjithe ia kane mbyllur dyert ne fytyre dhe keshtu ajo eshte nisur per realizimin e “endrres amerikane”.

Sorcinelli nuk e mohon aspak lidhjen e saj te miqesise me Silvio Berlusconin, rrefen per mbremje shume te lezeteshme si dhe qe Premieri e ka ndihmuar shume nga ana ekonomike, por nuk do qe ta ndieje veten te etiketuar si dashnore ose e dashur.

Show girl pasi ka mberritur ne States do te marre leksione te avancuara anglishteje dhe do te marre ne pune nje trajner aktoresh per ti dhene nje kthese karieres se saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here