Pasioni im fluturon shumë lart, aq lart sa që të gjithë ju të vështroni lakuriqësinë time sa më qartë, por nuk pranoj të fotografohem nudo.

Para aparatit i ndodh që t’i heqë rrobat një nga një, një pasion që po e zbulon këto kohët e fundit për foto, ku shfaqet gjysmë i zhveshur.

Ka qenë një mikeshë e tij fotografe nga Greqia, para sa cilës Sony NRG ka nisur të pozojë shumë normalisht dhe brenda pak minutave e ka parë veten me të brendshme.

I pëlqen ta shohë veten kështu ndaj e bën pa problem. Ish-këngëtari i grupit “The dreams”, e eksperimentoi prezantimin e këtij lloj imazhi në publikimin e klipit të tij të fundit, gati një vit më parë me titull “I love you baby”, ku u shfaq gjysmë i zhveshur, dhe me një set fotografish artistike të tilla. Por mesa duket ka dëshirë të shkojë më tej, duke u shfaqur
kësaj here me të brendshme në një set të ri fotografish:

Sony Nrg, pse ky pasion për të pozuar me të brendshme, pra për të ekspozuar pa ndroje trupin tënd?

Siç e shikoni pasioni im fluturon shumë lart, aq lart sa që të
gjithë ju të vështroni lakuriqësinë time sa më qartë. Jam i idesë që kur ke çfarë i jep fotografisë, ose kur aparati të do, pse mos ta duash edhe ti… E përveç kësaj, unë jam pjesë e botës televizive
gjë që të jep mundësinë që disa pasione t’i shfaqesh në sy të botës, për veten dhe për të. Në rastin konkret unë flas duke pozuar. Nga pozat e mia mund të lindin disa pyetje tek njerëzit mbi personin tim, mirëpo unë kam kënaqësinë që mos t’iu përgjigjem të gjithave, sepse siç e thashë unë flas me “lakuriqësi”.

Po thua që dëshira jote është t’ia tregosh botës lakuriqësinë tënde, ku do dojë t’i publikoje këto foto?

Unë do të doja që këto foto të shkonin aty ku të kishte sy njerëzor, ku ka sy njerëzor le të shkojnë.

Është moda një nga synimet e tua tani e tutje, e shihni veten si fotomodel?

Jo, nuk është qëllimi im modelingu dhe nuk mendoj se mund
të bëhet, ndërkohë nga ana tjetër mund t’iu them po afertave të tilla.
Ndoshta ofertat do jenë ato që do i afrohen sadopak qëllimit tim.

Nëse të vjen një ofertë për të pozuar nudo, si do të dukej? Është kjo një ofertë që bën për ty?

Jo, aty është fundi… Pastaj unë nuk jam personazh pornografik.(qesh)

Por ti je këngëtar dhe bën diçka që kolegët e tu nuk e bëjnë…

Edhe mund të ketë që e bëjnë, megjithatë guximi im nuk vjen i shtyrë nga të tjerët, vjen si rezultat i një impulsi të brendshëm. Eshtë vullnet për pushtet, që nuk duhet ta banalizojmë vetëm në pushtetin
politik shtetëror-qeveritar, por në tërë veprimtarinë jetësore të njeriut. Eshtë ky vullnet që shtyn individin të kapërcejë vetveten dhe më pas të tjerët…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here