Sonte MTW Awards kush do jetë më seksi?Sonte MTW Awards do të kthehet edhe në një betejë në mes të Katy Perry, Beyonce dhe Shakira të cilat do të garojnë se cila është më seksi.

Por, për dukjen e tyre askush nuk mund të ankohet.

Çapkënia Katy ka kaluar disa javë duke zgjedhur veshjet e saja derisa ishte e sigurt se ato nuk do të dështojnë.

Por ajo po ashtu do të paraqitet në një shfaqje “live” me Beyonce – e cila është duke u përgatitur po ashtu – ndërkaq Shakira ka blerë një kominoshe të artë.

Megjithatë, Katy është e përkushtuar që të paraqitet më çapkënia në “MTV Europe Music Awards” që do të mbahet në Berlin.

Këngëtarja e këngës “I Kissed A Girl”, e cila do prezantoj për herë të dytë këtë spektakël ka thënë: “Do ta ngriti dhuntinë të cilën ma dha Zoti, atë që ma dha nëna ime – do këtë më shumë gjëra interesante. Kam blerë shumë tesha që do ju drithërojnë”, ka thënë ajo.

Në vitin 2008, 11 fustane të Katy-it përfshirë edhe ata të përdorur nëpër ahengje me futbollist amerikan, kishin dalë në ankand.

Katy ka thënë se vitin e kaluar ajo ishte kënaqur pasi që teshat e saja kanë qenë me ngjyra të çelura.

“Tani do vishem me errët dhe më seksi, normalisht me ekspozim të gjinjve”, ka thënë ajo. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here