Sonte është nata e parë festivalit 48-të në RTSH Sonte (24 dhjetor) është nata e parë e edicionit të 48-të e Festivalit në RTSH, të cilën pritet ta hapin kompozitorët dhe këngëtarët me emër.

Nën regjinë e Osman Mulës, drejtim artistik të Selim Ishmakut, skenografi të Carlo Cane-s do të konkurrojnë sot këngëtarë e kompozitorë të njohur.

Do të jenë në garë kompozitorë si Agim Krajka, Ardit Gjebrea, Adrian Hila, Pirro Çako, Dorian Nini, Endri Sina, Kristi Popa, Bojken Lako, etj., të cilët ua kanë besuar krijimet e tyre këngëtarëve si Juliana Pasha, Rovena Dilo, Rona Nishliu, Anjeza Shahini, Kejsi Tola, etj.

Ndërsa nata e dytë do të vijojë me 15 këngëtarë dhe grupe të rinjsh, të cilët rikthejnë traditën e natës së të rinjve.

Nata e tretë do të sjellë duetet, ndërsa nata finale (27 dhjetor) pritet të nxjerrë këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Evropian. /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here