Gazetarja e njohur Sonila Meço pritet t’i rikthehet ekranit në Ora News me emisionin “TempOra”.

Megjithatë ky rikthim në televizion pas një kohe të gjatë mungese të Meços duket se nuk do të jetë siç ajo e ka imagjinuar. 

Gjatë ditës së djeshme Meço ka publikuar në rrjete sociale foton e këmbës së saj në allci dhe në emision ka lajmëruar se do të jetë me paterica. Krahas fotos ajo ka shkruar për ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Asnjëherë nuk e dimë nga ç’e keqe më e madhe na ka “mbrojtur” tersi… Ndaj i pres me dashuri urimet. Hera e parë që do vesh atlete në një program televiziv në prime time, (përpos patericës në dekor). Mos më akuzoni për “plagjaturë”,-përfundon Meço në rrjete sociale./Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/sonila-meco-do-i-rikthehet-ekranit-ne-menyren-me-te-pazakonte-qe-as-vete-nuk-e-pr-613665/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here