Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ABC News, Sonila Meço, është bërë dje nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Drini, janë bërë prindërit e një vogëlusheje të vogël të lindur në Tiranë.

Edhe pse nuk është bërë ende i ditur emri i foshnjës, mësohet se si nëna e re, ashtu edhe bebi, gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore. Sonila Meço, e cila mban një peshë jo të vogël në televizionin ku punon aktualisht, ka punuar deri këto ditë, ndërkohë që gjykuar nga pamja e saj e jashtme, shumë shikues me siguri as nuk e kanë ditur që ajo ishte shtatzënë, për shkak se ruajti një formë të përkryer trupore.

I urojmë gjithë të mirat dhe jetë të gjatë bebit të Drinit dhe Sonilës, e cila me siguri do të shfaqet sërish shumë shpejt në ekran.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here