Janë vërtet pushime të veçanta për të. E lumtur, e realizuar, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur.

Pushimet e kësaj vere mund të kosiderohen si më të bukurat e përjetuara deri më parë, për shkak se Soni Malaj, ndodhet tashmë në të tjera pozita, që e bëjnë të ndihet mirë me veten, por edhe me të tjerët.

Në pritje të një bebeje vajzë, në muajin e pestë të shtatzanisë, këngëtarja Soni Malaj sapo ka përfunduar ditët e relaksit të sezonit veror, në plazhet e Sardenjës.

Bashkë me Mirkon, i cili është po aq i lumtur sa edhe Soni, ata kanë kaluar ditë të bukura në një ndër ishujt më të këndshëm ndërsa ky është viti i dytë që sezoni i verës i gjen bashkë. ‘Bluetooth’ sjell për ju fotot më të fundit të çiftit, e ku më interesant është imazhi i Sonit, në muajin e pestë të shtatzanisë./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here